Lajme Shqip Monday, 05 October 2015 09:01

Raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës, Agustin Conde do të vizitojë nesër Kosovën.

Siç ka njoftuar Kuvendi i Kosovës, ai do të takohet me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Conde ishte kritikuar në vazhdimësi për faktin se prej marrjes së detyrës, nuk e kishte vizituar ende Kosovën.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, kishte kritikuar mosvizitën e Condes në Kosovë ndërkohë që po të njëjtën kritikë, e kishte dhënë edhe nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Valentina Leskaj, që njëherit është edhe zv.presidente e Asamblesë së Përgjitshme të Këshillit të Europës.