Dy kompani të familjes Zuka janë shndërruar në kontraktonin kryesor të Komunës së Gjilanit. Kompania “Tali”, pronë e Florim Zukës dhe kompania “Zuka Commerce”, pronë e Muhadin Zukës, kanë fituar shumicën e tenderëve që Komuna e Gjilanit i ka dhënë në dy vjetët e fundit në infrastrukturë.
Florim Zuka, pronar i kompanisë “Tali”, është në mesin e të akuzuarve për korrupsion në Ministrin e Transportit së bashku me ish-ministrin Fatmir Limaj. Prokuroria e akuzon pronarin e kompanisë “Tali” për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe dhënie të ryshfetit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Vëllezërit Florim e Muhadin Zuka kanë nënshkruar 15 kontrata me Komunën e Gjilanit për më pak se dy vjet. Përveç kontratave të nënshkruara, kompanitë janë shpallur fituese edhe në disa tenderë të tjerë, porse ende nuk janë nënshkruar kontratat.
Monday, 05 October 2015 08:48