Bleona Qerreti i ka shuar shpresat mjekut pediatër nga Burreli, 64- vjeçarit Dalip Gjoka, për t’u martuar me të.
Ky i fundit një ditë më parë i kishte propozuar këngëtares VIP për martesë në mënyrë krejt të hapur dhe publike, pasi kjo e fundit tha se po kërkonte baba për fëmijën e saj.
Por nga Rusia ku po qëndron aktualisht, Bleona i është përgjigjur mjekut, duke i refuzuar propozimin edhe pse ai kishte vënë në dispozicion të gjithë pasurinë e tij përfshi këtu edhe një fermë me vlerë 300 mijë euro duke u munduar të joshte këngëtaren.
“Dëgjova që dikush ka kërkuar të martohet me mua. Më vjen keq por je vonë”,- ka shkruar Bleona.
Mjeku nga Burreli aktualisht ndodhet në një “martesë të konsumuar” dhe është babai i dy vajzave dhe gjithashtu edhe gjysh me një mbesë. /Mapo
Tweet Share Email Linkedin
Sunday, 04 October 2015 22:07