Kancelarja gjermane Angela Merkel, është shprehur se përpjekjet ushtarake janë të nevojshme në Siri, edhe pse ato nuk do t’i japin fund luftës.
“Në lidhje me Sirinë, jam shprehur e qartë disa herë, që ne duhet të bëjmë përpjekje ushtarake, megjithatë një gjë e tillë nuk sjell zgjidhje. Atje duhet zhvilluar një proces politik,” tha ajo për Deutschlandfunk.
Merkel, gjithashtu beson se në procesin politin do të jetë e nevojshme të përfshihet edhe presidenti sirian Bashar al-Assad.
“Që të kemi një zgjidhje politike, duhet të jenë present të dy përfaqësuesit e opozitës siriane dhe ata që aktualisht janë në pushtet në Damask,” tha Merkel.
Më tej ajo ka shtuar se Rusia, Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite dhe Irani mund të luajnë një rol të rëndësishëm sikurse Gjermania, Franca dhe Britania. /Gazeta Blic/
Sunday, 04 October 2015 10:03