Lajme Shqip Saturday, 03 October 2015 17:54

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë sot në Suharekë se Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse kryeministri Isa Mustafa nuk tërheq nënshkrimet për Asociacionin e Komunave serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi.

 “Nëse nuk tërhiqet nënshkrimi, gjegjësisht nuk bojkotohet implementimi i atyre dy nënshkrimeve për demarkacion dhe për Asociacionin e Komunave, ne do të shkojmë deri në kërkim të zgjedhjeve të reja”, ka thënë Haradinaj, transmeton TV Besa.