Lajme Shqip Saturday, 03 October 2015 11:45

Më 29 shtator ish- kryeministri Italian, Silvio Berlusconi, ka festuar ditëlindjen. Ai mbushi 79 vjeç.

Me rastin e ditëlindjes kavalieri ka bërë dy dhurata të mëdha, njërën për vete dhe tjetrën për të fejuarën Francesca Pascale.

Presidenti i Milanit i ka dhuruar vetes lirinë për 79-vjetor, duke i dhënë kështu fund bashkëjetesës me të fejuarën 49 vite më të re.

Për këtë arsye, ai i ka blerë bukuroshes 30-vjeçare një vilë luksoze në zonën e pasur “Brianza”, 10 km larg rezidencës së tij historike “Vila Arcore”.

Siç raporton “Corriere Della Sera”, kavalieri po i mbikëqyr vetë punimet në vilën e re të së fejuarës.

Ky nuk ishte një vendim krejt i rastësishëm. Flitet se brenda partisë nuk e duan fare Francesca-n pranë ish-kryeministrit.

Sipas komenteve në Itali, ky është një vendim thellësisht politik.