Lajme Shqip Saturday, 03 October 2015 11:02

Rita Ora këtë javë është shfaqur me një look shumë ndryshe nga ai që jemi mësuar ta shohim zakonisht e që ekspozon trupin e saj.

Në një festë të ngjashme me atë të Halloween-it, këngëtarja me origjinë shqiptare ishte veshur me të zeza, duke ngjarë më tepër me një figurë gotike.

Festa ishte e organizuar në Buena Park të Kalifornisë dhe nga fotot e publikuara nëpër tabloide, Rita duket se është argëtuar.