Lajme Shqip Friday, 02 October 2015 16:55

Menyja e fundit e anijes së Titanikut, e cila kishte të stampuar datën 14 prill 1912 dhe logon “White Star Line”, është shitur në ankand për 790 mijë euro.

Në një ankand të mbajtur online, menyja i është shitur një koleksionuesi privat më 30 shtator shkruan sot “The Telegraph”, transmeton Koha.net.

Kjo meny ishte shpëtuar nga Abraham Lincoln Salomon, i cili ishte një nga pasagjerët e klasit të parë në bord që kishte shpëtuar nga kjo tragjedi.

Titaniku ishte fundosur më 15 prill të vitit 1912, pasi ishte përplasur në një akullnajë, gjatë udhëtimit nga Southamptoni për në një New York. Në këtë tragjedi kishin vdekur 1.503 njerëz.