Neymar u vu në qendër të vëmendjes gjatë kësaj jave pasi kritikoi tifozët katalanas, të cilët sipas tij po krijonin një “atmosferë armiqësore” gjatë ndeshjes së të martës në Champions League, ku Barça arriti të fitonte me vështirësi në minutat e fundit 2-1 ndaj Leverkusenit.
Megjithatë, sulmuesi brazilian i tregoi kritikëve se çfarë mund të arrihet me punë të lodhshme, duke postuar një foto të tijën në “Instagram” ulur mbi një Ferrari 280 mijë eurosh.
Në mbishkrimin e fotos Neymar shkroi “Faleminderit Zot që më dhe shëndet dhe frytet e punës time mund të bëhen ëndrra e një fëmije!”
Neymar ndihmoi ekipin e tij të rikuperonte disavantazhin e një goli ndaj Bayer Leverkusenit, në mungesë të Lionnel Messit, i cili është i dëmtuar, teksa dy ditë më pas postoi këtë foto me super-makinën e tij, Ferrari, i cili kushton hiq më pak se 280 mijë dollarë.
Pas ndeshjes ai kritikoi tifozët e Barçës, duke i thënë gazetarëve se lojtarët u vunë nën presion të vazhdueshëm gjatë fitores së vështirë falë golave në minutat e fundit të Sergi Robertos dhe Luis Suarezit.
Friday, 02 October 2015 15:15 

