Lajme Shqip Thursday, 01 October 2015 19:14

Dy qëndrime krejtësisht të kundërta janë paraqitur pas ndërprerjes së seancës së tretë me radhë për sesion vjeshtor të 2015-s.

Opozita, që është kategorike se s’mund t’i vazhdojë punimet në Kuvend, pa tërhequr nënshkrimin Isa Mustafa nga marrëveshjet e Brukselit dhe kryetari i Kuvendit, që është zotuar se normaliteti do të kthehet në formë demokratike.

Kadri Veseli ka thënë para gazetarëve se nuk do të lejojë që Kuvendi të shndërrohet në teatër.

Por, ka bërë të qartë se s’ka rrezikim të sigurisë fizike të askujt brenda seancës, kështu që nuk do të përdorë asnjë opsion që dhunshëm do ta zhbllokonte gjendjen e krijuar, transmeton koha.net.

Opozita ka paralajmëruar edhe protesta e shprehje të pakënaqësisë së qytetarëve në rrugë e vende publike.

Për eskalimin e mundshëm të këtyre protestave, Glauk Konjufca ka thënë se përgjegjësinë e mban Isa Mustafa, që e ka vënë nënshkrimin në marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.