Lajme Shqip Thursday, 01 October 2015 11:05

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se kjo gjendje e krijuar në Kuvend është e veçantë dhe duhet të krijohen kushtet që Kuvendi të vazhdojë punën.

Ai tha se edhe pozita është e shqetësuar me rrjedhjen e bisedimeve por duhet të bisedojnë, ndërsa i tha se opozitës se duhet t’i artikulojnë kërkesat e tyre dhe të kuptojnë se çfarë po dëshirojnë.

Gashi tha se njëherë nuk u lejua seanca për shkak të mos raportimit të kryeministrit, pastaj për shkak të raportimit të kryeministrit, ndërsa siç u shpreh ai “tash çka po dojnë”.

Gashi kërkoi të krijohen kushtet për vazhdimin e seancës dhe kryetari Veseli të marra masa në këtë drejtim.