Vdekja e Sheikut Rashid, djali më i madh i prijësit të Dubait, Sheikut Mohammed, ka ‘ndezur’ një dritë në jetën e shpejtësisë, ndejave të çmendura, të princërve arab
A i kishte dhunuar pesë femra princi nga Arabia Saudite, Majed Abdulaziz Al-Saud, në një shtëpi luksoze në Beverly Hills, policia është duke vazhduar hetimet. Ky skandal doli në sipërfaqe vetëm pas kohë pas mbylljes së ditëve të zisë për vdekjen e Sheikut Rashid, djali më i madh i prijësit të Dubait.
Familja mbretërore e emiratit të pasur me naftë pa asnjë dyshim është duke shpresuar që mbyllja e periudhës së zisë do t’a ‘ulë perden’. Për shumë vite me radhë ishte spekuluar se Princi Rashid i paraqitur si sharmand dhe glamuroz, që kishte jetuar jetë super-luksoze mes kuajve të garave, veturave të shpejta, dhe femrave të bukura – ishte edhe përdorues i rregullt i drogës dhe i varur nga seksi.
Në Emiratet e Bashkuara Arabe, vdekja e princit është shoqëruar me të gjitha procedurat dhe nderimet shtetërore.
Në botën perëndimore, vdekja e princit Rashid ka ndezur një dritë në botën sekrete të plejbojëve arab të cilët gjatë verës për t’i ikur temperaturave përvëluese të Lindjes së Mesme, ikin për në vende të ndryshme në perëndim ku edhe shpenzojnë shuma marramendëse të parave.
Sjellja e çrregullt e disa prej këtyre princërve është në qendër të vëmndjes të premten e javës së kaluar, pasiqë u raportua se princi saudit Majed Abdulaziz Al-Saud është akuzuar se me forcë e ka detyruar në seks oral një punëtore të tij, duke u pasuar me akuza të tjera ku edhe pesë femra e akuzuan për të njëjtën gjë.
Kjo ngjarje ka ndodhur vetëm disa javë pasi që Sheiku Khalid bin Hamad al- Thani nga familja prijëse e Katarit, ishte dëbuar nga SHBA, si i akuzuar për gara ilegale me Ferrarin e tij në Los Angeles, përderisa qëndronte në hotelin Beverly Wilshire.
Në Londër, banorët atje janë tanimë të mësuar me ng jarje të tilla. Fluksi i milionerëve të pasur të naftës atje është bërë ritual veror, ku veturat super-luksoze me ngjyra ari dhe me dizajne të veçanta mund të shihen gjithandej nëpër sheshet e Londrës.’Plejbojët’ nga vendet e pasura me naftë si Katari, Arabia Saudite, Emiratet Arabe, dhe Kuvajti, me aeroplan i dërgojnë veturat e tyre në Londër, ku kostoja për transportin e një veture kap shifrën e 30.000 dollarëve.
Sheiku Rashid kishte qenë në disfavor me babain e tij, dhe në vitin 2008 ishte përjashtuar nga radha e tij për trashëgim të pushtetit, duke i lëshuar radhën vëllaut të tij më të ri, Sheikut Ramden. Përfshirja e Sheikut Rashid në një vrasje thuhet të ketë qenë arsyeja në ndryshimin e trashëgimisë, informacion ky i publikuar nga Wikilieaks.
Konsulli i përgjithshëm amerikan në Emiratet Arabe, David Williams kishte shkruar: “Arsyeja pse Rashid është nxjerrur nga rendi i trashëgimtarit është për shkak se ai ka vrarë një asistent në zyrën e Prijësit.”
Edhe pse kjo akuzë asnjëherë nuk ishte vërtetuar. Në vitet e fundit të jetës së tij ai nuk ishte lejuar që shpesh të udhëtonte jashtë Dubait. Kurse në vitin 2011 një pjestar i stafit të familjes kishte thënë se ai ishte dërguar për rehabilitim.
Viteve të fundit ai ishte mbajtur larg dhe i izoluar nga syri publikut. Gjithashtu edhe materiale të shumta digjitale që kanë të bëjnë me jetën e tij janë fshirë, madje edhe shumë fotografi të tij janë fshirë nga interneti. Pamjet e shumta që janë publikuar pas vdekjes së tij, në fakt janë të vëllait të tij Hamden.
Edhe pse prijësi i Dubait ishte kritikuar për privimin nga një e drejtë që biri i tij e kishte nga lindja, të gjitha dyshimet për menqurinë e Sheikut Mohammed tani janë shuar nga vdekja e birit të tij.
Thursday, 01 October 2015 13:57