Lajme Shqip Thursday, 01 October 2015 10:32

EULEX-i dhe Policia e Kosovës janë duke realizuar një aksion masiv nëpër tërë territorin e Kosovës, ku po kryejnë bastisje në disa prona private.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Hoxha duke mos dhënë detaje të tjera lidhur me këtë operacion ka bërë me dije se aksioni në fjalë është duke u udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës.