Fundi i shtatorit sjell edicionin e dhjetë të festivalit “Albania Dance Meeting”, që është i vetmi i kësaj natyre e i cili sivjet do të shtrihet në 4 qytete shqiptare.
Mes datave 30 shtator e 3 dhjetor ky festival me programin e tij artistik, që përbëhet nga 9 kompani të vallëzimit kontemporan nga Zvicra, Italia, Austria, Portugalia, Kosova e Shqipëria, do të lëvizë në Tiranë, Durrës, Elbasan e Prishtinë, bën të ditur KL.
Programi i këtij viti përfshinë trembëdhjetë performanca, tri premiera bashkë-produksione të festivalit si dhe tri punëtori për teknikat dhe konceptet e vallëzimit kontemporan më koreografë, balerinë të rinj dhe studentë.
Albanian Dance Meeting mbështetet nga Ministria e Kulturës në Republikën e Shqipërisë.
Thursday, 01 October 2015 10:55