Lajme Shqip Wednesday, 30 September 2015 12:50

Dje në Prishtinë, Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar pasi të njëjtit kanë penguar inspektorët komunalë, të cilët në asistencë të policisë, kishin shkuar për rrënimin e një kati të shtëpisë pronë e njërit nga të dyshuarit.

Njëri nga të dyshuarit ka sulmuar zyrtarin-viktimën, shtetas i Kosovës.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.