Lajme Shqip Tuesday, 29 September 2015 19:22

Kelly Brook është emëruar si më e rrezikshmja e internetit këtë vit.

Nëse në internet kërkohen fotografi të Kelly Brook e zhveshur, atëherë gjasat janë shumë të mëdha që kompjuteri i juaj të infektohet me virusë të ndryshëm.

Kompania McAffe ka lansuar edhe këtë vit listën me të famshmit që i kanë fotografitë më të rrezikshmet nëse klikohen, transmeton lajmi.net.

Listën e prin modelja 25 vjeçare Kelly Brook, e ndjekur nga Nick Grimshaw, Rita Ora dhe Victoria Beckahm ndërsa Cheryl Cole, më e rrezikshmja e vitit të kaluar tani është e 19-ta.