Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, habitet që LDK po përkrah marrëveshjet e nënshkruara nga Isa Mustafa.
Haradinaj ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë dhe kryeministrit Mustafa, i cili sipas tij po i bën vendit dëme që nuk mund të rregullohen as nga Qeveritë e ardhshme.
Tha se aktualisht nuk mund të respektojnë institucionet e vendit, pasi ato, sipas tij, nuk po e respektojnë shtetin.
“Nuk mund t’i respektojmë këto institucione të cilat nuk po e respektojnë shtetin”, tha Haradinaj për televizionin “Tribuna Channel”.
Haradinaj tha se LDK, e cila u themelua nga Ibrahim Rugova, nuk do të duhet të përkrahte liderin aktual të saj. Sipas tij, “Rugova nuk do t’i nënshkruante marrëveshjet e arritura në Bruksel”.
“Unë habitem me partinë e Ibrahim Rugovës ku ka arritur… Unë kurrë në jetë nuk besoj që Ibrahim Rugova, të cilin e kom njohur, do t’i nënshkruante këto marrëveshje”, tha Haradinaj.
Haradinaj ia ka vënë edhe një emër të ri, kryetarit të Komisionit për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Murat Mehës.
Ai e ka quajtur Mehën, bërllok, ani pse nuk ia ka përmendur emrin direkt.
Thursday, 24 September 2015 07:30