Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli i ka ftuar deputetët e opozitës që të mos e bllokojnë Kuvendin, por të ballafaqohen me argumente.
Sipas tij, nëse mbyllet debati në Kuvend nuk do të ketë mundësi për shpalosje të argumenteve.
“Nëse nuk i shprehin pakënaqësitë e tyre në Kuvend, unë nuk e di ku do t’i shprehin këto pakënaqësi”, tha Veseli për RTK-në.
Debati sipas tij është zgjidhja e vetme për zgjidhjen e mospajtimeve aktuale në mes të opozitës dhe pozitës.
Veseli tha se edhe ai vetë është i interesuar të dijë më shumë për disa çështje të marrëveshjeve të fundit në Bruksel.
Kryeparlamentari Veseli dha edhe disa detaje se si është ballafaquar dje me opozitën.
Wednesday, 23 September 2015 20:26