Rezultatet e top listës ‘Kënga e javës’ – Java 10.
Edhe këtë javë, për të pestën herë Unikkatil me ‘Për qato’ kanë marrë vendin e parë në top listën e lajmi.net.
Kjo do të thotë se as këtë javë hiti ‘S’jena mo’ nuk ka mundur të përsërisë suksesin e dy javëve më parë e duke u mjafuar përsëri me vendin e dytë.
Në vendin e tretë edhe këtë javë kemi ‘Ama dorën’, bashkëpunimin mes Xhensilës e Mozzik ndërsa bashkëpunimi tjetër, 2 Ton me ‘Parameno’ ka arritur të marrë pozitën e katërt në javën debutuese.
‘Love’ qëndron fuqishëm në pozitën e pestë, duke bërë që ‘Shumë pis’ të mbajë pozitën e gjashtë ndërsa ‘Nuk ta fal’ nga Shkumbini e Poni janë pozicionuar në të shtatën.
‘Gangsta Love’ kanë rënë në pozitën e tetë ndërsa për shumë pak pikë, kënga ‘Premtimet’ nga Kida e Mozzik i kanë shpëtuar eliminimit.
Këtë javë nga top lista ‘Kënga e Javës’ del kënga e dyshes Tuna e Cozman ‘Holla’, pas shtatë javësh në të, por pa arritur asnjëherë të marrë vendin e parë.
1. Për qato – Unikkatil – PN
2. S’jena mo – Majk ft. Ghetto Geasy –PN
3. Ama dorën – Xhensila ft. Mozzik – PN
4. Parameno – 2Ton ft. Dj Viper – ER
5. Love me – Elvana ft. Bruno – PN
6. Shumë Pis – Era Istrefi ft. Ledri –PN
7. Nuk ta fal – Shkumbin Ismajli ft. Poni – +1
8. Gangsta Love – Çiljeta ft. Noizy – 4
9. Premtimet – Kida ft. Mozzik – -2
10. Holla – Cozman ft. Tuna – -1
PN: Pozitë e pandryshuar nga java paraprake
+: Kënga e pozicionuar më mirë se në javën paraprake
–: Kënga e pozicionuar më keq se në javën paraprake
ER: Këngë e re në toplistë
Wednesday, 23 September 2015 10:12