Enki Bracaj ia ka aritur të depërtojë edhe në mediat e huaja me përzgjedhjen e saj për të prezantuar lajme.
Më herët mediat serbe kanë shkruar për prezantuesen e pazakontë të televizionit shqiptar Zjarr Tv, ndërsa tani ata janë bërë të njohur edhe përtej Ballkanit.
Mediat angleze kanë raportuar për Enkin, prezantuesen e televizionit shqiptar që ka zgjedhur të depërtojë në botën e prezantimin në një mënyrë krejt tjetër prej tjerave, transmeton lajmi.net.
Enki Bracaj është një studente e gazetarisë në universitetin e Tiranës ndërsa DailyMail shkruan fjalët e saj, ku ka thënë: “Nuk ësht lehtë të hysh në botën e televizionit. Kështu që ishte e dukshme se nëse unë kam dashur të arrij të hyj është dashur të bëj diçka të guximshme dhe ndryshe.”
Enki del me gjithë gjoksin jashtë gjatë prezantimit të lajmeve ndërkombëtare.
Wednesday, 23 September 2015 08:47