Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Bridge Film Fest” që ka filluar në qytetin e Mitrovicës më datë 16 shtator, sonte mban ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Sipas njoftimit për medie të organizatorit të këtij festivali, përveç personaliteteve të njohura të komunitetit artistik në këtë ceremoni pritet do të marrin pjesë edhe ambasadori i Ambasadës së Norvegjisë Z. Jan Braathu, kryetari Agim Bahtiri, dhe të tjera.
Në këtë ceremoni do të ndahen këto çmime:
Filmat e metrazhit të gjatë:
Filmi më i mirë ndërkombëtar
Kinematografia më e mirë
Regjisori më i mirë
Skenari më i mirë
Aktorja më e mirë
Aktori më i mirë
Filmat e metrazhit te shkurtër:
Filmi më i mirë i shkurtër ndërkombëtar
Filmi më i mirë i shkurtër amerikan
Filmi më i mirë i shkurtër evropian
Filmi më i mirë i shkurtër ballkanik
Filmi më i mirë i shkurtër “Bridge”
Filmi më i mirë dokumentar “Green”
Në këtë festival përgjatë këtyre ditëve janë shfaqur filma nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës, Britania e Madhe, India, Franca, Irani, Spanja, Kanada, Italia, Brazili, Gjermania, Turqia, Rusia, Australia, Polonia, Irlanda, Argjentina, Egjipti, Norvegjia, Korea, Portugalia, Austria, Zvicra, Danimarka, Singapori, Greqia, Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Ekuadori, Kosova, Angola, Afrika Jugore, Pakistani, Hong Kongu, Bosnja, Kuba, Bjellorusia, Sllovenia, Sllovakia, Vietnam, Algjeria, Uganda, Luksemburgu, Guadalupe, Isle of Man, Gana, Katari e shumë vende tjera.
Tuesday, 22 September 2015 19:52