Lajme Shqip Tuesday, 22 September 2015 12:45

Lëvizja Vetëvendosje ka lëshuar një deklaratë pasi ka hedhur ve në drejtim të Kryeministrit. Aty thuhet se ata i ndërprenë gënjeshtart e kreut të Qeverisë.

Sot deputetët e opozitës ia ndalën gënjeshtrën Isa Mustafës, përmes së cilës ai synonte që edhe njëherë t’i gënjejë qytetarët dhe deputetët për marrëveshjet e Brukselit. Isa Mustafa sërish po i trajton deputetët dhe qytetarët si të padijshëm.

Veprimet e tij janë tallje dhe shpërfillje e Kuvendit, ashtu siç marrëveshjet e Brukselit janë rrënim i Republikës.