Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PdK), Zenun Pajaziti, i ka bërë thirrje opozitës t’i kthehet debatit në Kuvend dhe të largohet nga veprimet që mund të çojnë në dhunë.
Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se tri subjektet opozitare me veprimet e tyre të fundit po e ashpërsojnë disponimin qytetar.
Sipas Pajazitit, edhe Qeveria e Kosovës duhet të jetë më aktive për informimin e qytetarëve me përmbajtjen e marrëveshjeve të arritura me Serbinë dhe marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Ai ka thënë se nxjerrja e qytetarëve në rrugë nuk është e dobishme për vendin. Kurse sa i përket kërkesës së opozitës për zgjedhje të reja, Pajaziti ka thënë se koalicioni është stabil, që tregon se nuk ka arsye për një kërkesë të tillë.
Tuesday, 22 September 2015 11:54