Tri partitë opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, edhe një herë kanë akuzuar Gjykatën Kushtetuese, duke e quajtur institucion parapolitik që më së paku e mbron drejtësinë.
Reagimi i opozitës erdhi pasi Gjykata Kushtetuese, të hënën (dje) e ka shpallur të papranueshme kërkesën e opozitës sa i përket kërkesës lidhur me procedurën e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale.
Opozita mendon se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i pritur pasi që kjo gjykatë siç thonë ata, e ka humbur kredibilitetin dhe besimin te qytetarët e Kosovës.
Këshilltari ligjor nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Armend Shkoza, tha për “Zërin”, se interpretimi i Kushtetueses ka qenë i bazuar në kalkulimin e politikave ditore se sa të një interpretimi të mirëfilltë. /Zeri
Tuesday, 22 September 2015 08:39