Lajme Shqip Sunday, 20 September 2015 08:55

Meshkujt kinezë janë inkurajuar që të dhurojnë spermë, në mënyrë që të fitojnë para për të blerë iPhonët e rinj.

Disa banka të spermës në disa provinca, duke përfshirë Shanghai, Hubei dhe Jiangsu, kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i inkurajuar meshkujt kinezë që të dhurojnë spermë për të përfituar para, transmeton Koha.net shkrimin e “The Guardian”.

Kjo ka ardhur si pasojë e një rasti që kishte ndodhur më parë, kur një 17 vjeçar kishte shitur veshkën e tij për 3 mijë euro, vetëm që të blejë një iPhone të ri.

“Nuk është e nevojshme që të shitni një veshkë, banka e spermës në Shanghai mund të bëjë ëndrrën tuaj realitet, për të blerë iPhone 6S”, thuhet një nga njoftimet e “Shanghai Sperm Bank” që është postuar në rrjetet sociale.