Lajme Shqip Saturday, 19 September 2015 13:46

Liria fetare ka qenë gjatë shekullit të kaluar tregues kyç i gjendjes së institucioneve demokratike në Republikën e Shqipërisë. Por, si është gjendja e tanishme në Shqipëri?

Së pari, qëndrimi zyrtar i shtetit ndaj lirisë fetare normalisht se reflektohet në kushtetutë. Korniza ligjore dhe politike e Shqipërisë i mëshon fort mbrojtjes së lirisë fetare. Kushtetuta aktuale promovon lirinë fetare, por ka edhe ligje e politika të tjera që i kanë kontribuar përgjithësisht praktikimit të besimit në Shqipëri, shkruan sot Koha Ditore.

Raporti ndërkombëtar i lirive fetare i vitit 2009, lëshuar prej Departamentit amerikan të Shtetit, nxori këtë deklaratë lidhur me lirinë fetare në Shqipëri: Kushtetua promovon lirinë fetare dhe ligjet e politikat e tjera i kanë kontribuuar në përgjithësi praktikimit të fesë.

Qeveria ka respektuar në përgjithësi me veprime lirinë fetare… Ligji mbron në tërësi në të gjitha nivelet këtë të drejtë kundër abuzimit, qoftë nëpërmjet faktorëve qeveritarë apo atyre privatë. Qeveria është shekullare.

Sipas Kushtetutës, nuk ka ndonjë besim zyrtar dhe të barabarta janë të gjitha besimet; megjithatë bashkësitë dominuese religjioze (myslimane sunite, bektashi, ortodokse dhe katolike) gëzojnë shkallë të lartë të njohjes zyrtare), ta zëmë, kur vjen puna te festat kombëtare) dhe status social të bazuar në praninë e tyre historike në vend. Festat zyrtare përfshijnë ditët e shenjta të të katër besimeve.