Lajme Shqip Friday, 18 September 2015 23:00

Meshkujt duhet të shohin pornografi nëse duan të rrisin cilësinë e spermës. Kështu thonë një studim i publikuar nga “Evolutionary Psychological Science”.

‘Meshkujve u ngjall më shumë epsh një grua e panjohur”, thonë shkencëtarët, të cilët me ndihmën e 21 burrave dhe disa aktoreve porno në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë studimin.

Kjo do të thotë, që sperma e atyre burrave që shohin porno është më e fuqishme sa i përket fekondimit.

Ky zbulim ndihmon në krijimin e barnave të reja për trajtimin e infertilitetit tek meshkujt.

Për këtë studim, hulumtuesit kanë analizuar mostrat e spermës së burrave që masturboheshin me nga 7 filma të ndryshëm porno gjatë një periudhe prej 15 ditësh.

Gjashtë filmat e parë kishin të njëjtët aktorë, kurse te i shtati ndërronte aktorja.

Për ta kryer këtë eksperiment, ata burra ishin të detyruar të hiqnin dorë nga aktiviteti seksual dhe nga pirja e alkoolit për 48 orë, që te përcaktohet saktë cilësia espermës.