Deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se kryeministri Isa Mustafa nuk ka guxuar të shfaqet sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.
“Sot ka dëshmuar se nuk është kryeministër dhe se çdo herë para se me ardhë në Kuvend, konsultohet me Hashim Thaçin”, ka thënë tha Lekaj në TV Rrokum.
“Sot u pa një çarje e madhe e koalicionit Qeverisës, e në ditët në vijim ka me u thellua kjo krizë, sepse Mustafa e ka kuptu që vetëm u shfrytezu nga PDK”, shtoi ai.
Sa i përket Frontit Opozitar, Lekaj theksoi se ai është formuar për mos me kalu as Asociacioni e as Demarkacioni me Malin e zi, por shton se “nuk duan dhunë”./ RrokumTV
Friday, 18 September 2015 07:59