Lajme Shqip Wednesday, 16 September 2015 11:23

Një bos i mafias ruse është filmuar fshehurazi teksa ka kryer marrëdhënie seksuale në burg me një vizitore të supozuar si aktiviste e të drejtave të njeriut, e cila kishte shkuar aty me qëllimin kinse po kontrollonte trajtimin e tij në “qeli”, transmeton lajmi.net.

Mbikëqyrësit e burgut me këtë rast kishin ngritur kamera të fshehura, pasi kishin vërejtur raport të pazakontë mes të burgosurit dhe vizitores.

 Videoja tregon gruan e cila hyn në dhomë dhe fillon të kryejë seks me kriminelin e paidentifikuar në burgun Sverdlovsk Oblast në Rusinë qendrore.

Rasti, besohet të ketë ndodhur në prill të këtij viti, dhe ai ka ngjallur zemërim pas publikimit në mediat lokale.

Qytetarët u ankuan se si një kriminel i cili u dënua për lidhjet e tij me krimin e organizuar, trajtohet në atë formë, duke jetuar në një ambient luksi, me krevat druri, karrige, tavolinë kafeje dhe piktura në mur.