Lajme Shqip Tuesday, 15 September 2015 18:54

 

Yaya Toure gjendet në një situatë mjaft të vështirë. Mesfushori i Manchester Cityt akuzohet se nuk njeh atësinë e një djali, i cili përfi ton “pension” vetëm nëse mamaja i dërgon fotografi “sexy” afrikanit.

“M’u desh që t’i dërgoja fotografi të mia nudo që të më jepte para për djalin. Nëse s’do të bëja siç më thoshte, nuk do mund t’ia dilja kurrë”, tha Mariam Kamara për “The Sun”.

Afrikania 31-vjeçare zbuloi se Ture e braktisi sapo mësoi se kishte mbetur shtatzënë.

“Djali ynë, i cili sot është 2 vjeç, ka nevojë për dashurinë e të atit. Tani nuk është më çështje parash. Ai tani nuk denjon të më kthejë përgjigje pas mesazheve që i kam dërguar”, vazhdoi 31-vjeçarja, e cila zbuloi se e kishte njohur mesfushorin në Bregun e Fildishtë.