Politikani i vrarë i opozitës ruse, Boris Nemtsov, dhe pilotja e burgosur ukrainase, Nadia Savchenko, janë në mesin e të nominuarve për Çmimin Sakharov 2015.
Çmimi, në vlerë prej 50,000 eurosh, i themeluar nga Parlamenti Evropian në vitin 1988, ndahet çdo vit tek individë ose grupe të njerëzve që i kanë kushtuar jetën mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirisë së mendimit.
Nemtsov, ish-zëvendëskryeministër i Rusisë, është vrarë në shkurt të vitit 2015.
Ai ka qenë kritik i zëshëm i presidentit rus, Vladimir Putin.
Savchenko thotë se është kapur në vitin 2014 nga rebelët pro-rusë në lindje të Ukrainës dhe është dorëzuar në Rusi, ku po gjykohet nën akuzat për pjesëmarrje në vrasjen e dy gazetarëve rusë.
Të nominuarit përfshijnë edhe ish-kontraktorin e CIA-s, Edward Snowden, dhe disa të tjerë.
Fituesi do të shpallet në muajin tetor.
Thursday, 10 September 2015 18:49