Lopët e Shemsi Ademit u mbytën nga energjia elektrike, pasi shtylla që mbante telat e tensionit të lartë ra përtokë.
Ngjarja që ndodhi në mëngjesin e së mërkurës këtu në Karaqë të Vushtrisë për pak i kushtoi me jetë edhe vetë pronarit.
Shemsiu që u mërzit shumë për humbjen e lopëve, thotë se kjo nuk është shtylla e vetme elektrike që u rrëzua kohëve të fundit në fshat.
E për të parë dëmet në vendngjarje dolën edhe zyrtarë të KEDS-it dhe pjesëtarë të policisë së Kosovës.
Banorët e këtushëm po thonë se shtyllat që nuk janë ndërruar asnjëherë pasluftës paraqesin vazhdimisht rrezik për ta.
E në KEDS pranojnë se janë në dijeni për problemin. Mirëpo, përgjigja që zëdhënësi Guri Shkodra i dha Klanit të mërkurën, është e njëjta me atë të një viti më parë ku televizioni pati raportuar për gjendjen e rrjetit elektrik në fshatin Karaqë.
Wednesday, 09 September 2015 21:14