Johhny Depp ishte përfolur shumë për incidentin për futjen e qenve të tij në mënyrë të paligjshme në Australi.
Ky lajm ishte kryetitull i të gjitha mediave duke pushtuar edhe faqet e para të gazetave, por duket se Johnny Depp ka parë anën komike të këtij debati publik.
Depp ka bërë shaka të hidhur duke deklaruar se i ka vrarë qentë dhe më pas i ka ngrënë ata.
Ai këtë e tha pasi u pyet nëse i kishte marrë qentë e tij në shëtitjen me gondola në Venecia për festivalin e filmit, transmeton Klan Kosova.
Aktori 52-vjeçar ka treguar se ai ka vepruar sipas urdhrave të disa burrave nga Australia derisa po fliste në një konferencë për media lidhur me filmin e tij të ri “Black Mass”.
Monday, 07 September 2015 15:45