Lajme Shqip Wednesday, 02 September 2015 18:53

Në Preshevë gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotshëm, kanë arritur më shumë se 2 mijë njerëz, gra dhe fëmijë nga Siria, Iraku, Afganistani dhe shtetet tjera. Ndihma humanitare po u ofron Kryqi i Kuq.

“Që nga mbrëmë rritje drastike të refugjatëve”, i ka thënë Tanjugut, Ahmet Halimi nga Kryqi i Kuq.

Ai ka thënë se edhe në qendrën e pranimit për refugjatë janë pranuar rreth një mijë dhe po presin një numër edhe më të madh.

Halimi ka thënë se Kryqi i Kuq momentalisht ka ushqim të mjaftueshëm dhe mjete higjienike, por qumështi për fëmijë është duke u harxhuar.