Drejtori ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa ka reaguar ndaj një teksti të gazetës Zëri, ku ai atakohet për një rrip. Mustafa i është kundërvu pronarit të Zërit, Remzi Ejupit, të cilin ai e quan Hoxhë.
Sipas Mustafës, është pikërisht Remzi Ejupi që me shantazhet e kësaj natyre ka çuar njerëz në vetëvrasje.
“Të sigurojë që mua nuk do të më detyrosh”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.
Lexojeni reagimin e plotë të Agron Mustafës:
Remzi Ejupi (Hoxha) – a te dhimti prap a?!
Shantazhet tuaja të vazhdueshme të kësaj natyre, kan cuar njerez në vetëvrasje. Të sigurojë që mua nuk do të më detyrosh!
Spo munesh me e përballu aktivitetin tonë më Përfaqësuesen e Kosovës në Futboll, kreun e saj Fadil Vokrrin…
Sa herë që Ne zhvillojmë ndonjë aktivitet, biznesmeni kontrovers dhe hipokrit, i cili njëkohësisht është edhe Kryeredaktor i Zërit, publikon të pavërteta, sikurse shpifjen e radhës. Kësaj herë ma mbiçmoi rripin, duke ma vlerësuar në 4.500 euro. Nëse ky hipokrit dëshiron ta blejë, unë e ftojë ta marrë për 45 euro.
Remzi Ejupi – Hoxha, besoj e din që Unë kurrë nuk i kom grahe motorit.
Wednesday, 02 September 2015 14:57