Lajme Shqip Wednesday, 02 September 2015 10:43

Policia e Kosovës, mbrëm ka arrestuar 4 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendose të cilët po shkruani parulla në qytetin e Ferizajit.

Përmes një njoftimi, Lëvizja Vetëvendosje bënë me dije së ka edhe të arrestuar tjerë, ndër ta është edhe aktivisti Kushtrim Dakaj, i cili kishte qenë pjesë e aksionit për rrëzimin e rrethojave tek objekti i qeverisë. Arresti mi i këti u bë në shtëpin e ti, në Prishtinë,

Reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje e gjeni të plotë më poshtë:

Mbrëmë, Policia e Kosovës arrestoi 4 aktivistë të VETËVENDOSJE!-s, derisa po shkruanin parulla në qytetin e Ferizajt. Kurse, sot në mëngjes, në shtëpinë e tij në Prishtinë, u arrestua aktivisti Kushtrim Dakaj. Ndërkohë, Policia e Kosovës ka kërcënuar me arrestimin edhe të aktivistëve të tjerë që morën pjesë dje në aksionin e heqjes së rrethojave shtesë të vendosura nga Qeveria.Po ashtu, mbrëmë në Gjilan, Policia ka kërcënuar aktivistët e Lëvizjes që nëse vazhdojnë me shkrimin e parullave do të arrestohen.

Isa Mustafa nuk e ka ndërmend t’i ndal masat e dhunshme. Të tilla masa janë aplikuar në Kosovë saherë që pushtetet e ndryshme kanë dashur të qojnë përpara projekte që janë në kundërshtim me vullnetin dhe interesin e popullit të Kosovës. Qeveria po e tensionon situatën me këto veprime, duke treguar që është në gjendje ta krijojë “Zajednicën” edhe nëse kjo kërkon ushtrim të dhunës dhe represionit mbi popullin e vet.

Aktivistët e arrestuar janë:

– Dritëro Hyseni,

– Kushtrim Cakolli,

– Leotrim Cakolli,

– Labinot Halimi dhe

– Kushtrim Dakaj