Lajme Shqip Tuesday, 01 September 2015 14:17

Bashkëpunimi i shumëpritur mes dyshes Xhensila dhe Mozzik është gati.

Kënga e punuar nga producentët Zzap&Chris do dalë së shpejti, më saktësisht të premten.

Xhensila ka lajmëruar vetë këtë me një postim të një fotografie ku shihen në xhirimet e klipit, transmeton Lajmi.net.

Kënga ka emrin ‘Ama dorën’ dhe është bashkëpunim i Xhensilës nga Shqipëria dhe reperit të ri nga Ferizaji, Mozzik.