Lajme Shqip Friday, 28 August 2015 08:23

Këngëtarja Jonida Maliqi gjithmonë ka ditur të na habisë në fushën e muzikës me profesionalizmin e saj, por tashmë ajo na ka lënë pa fjalë edhe përsa i takon pamjes së jashtme fizike. Jonida ka postuar një foto ku tregon trupin e tonifikuar.

Megjithëse është mamaja e një djali, lindja duket se nuk ka lënë asnjë gjurmë ne trupin e këngëtares, e cila është më në formë se kurrë.

Teksa po pushon në ditët e fundit të kësaj vere, Jonida nuk ngurron të ndajë momente të bukura edhe me fansat që e ndjekin në Instagram.