Lajme Shqip Friday, 28 August 2015 07:58

Problemi i zakonshëm me simbolet e Kosovës nëpër samite e konferenca ndërkombëtare, si duket tashmë është evituar.

Ato janë bërë të pranueshme dhe nuk janë duke u penguar më as lidershipit dhe politikanëve të Serbisë.

Në Samitin e Vjenës, ku po marrin pjesë shumica e liderëve të shteteve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, të cilat po përfaqësohen edhe me simbolet shtetërore, afër njëri-tjetrit shihen edhe flamujt e Kosovës dhe Serbisë.

Problemet me simbole në përfaqësimin e jashtëm të shtetit të Kosovës, deri më tash nuk kanë ardhur vetëm nga politika agresive e Serbisë, por edhe nga mosnjohja prej pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. /KP/