Lajme Shqip Thursday, 27 August 2015 12:49

Autostrada Nish-Prishtinë-Durrës mund të fillojë të ndërtohet vitin e ardhshëm. Kështu është thënë pas takimit të mbajtur në Vjenë ku kanë marrë pjesë Kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë Serbisë, Ministri i jashtëm austriak Sebastian Kurz, drejtori i BERZH-it Suma Chakrabarti dhe ai i Bankës Europiane për Investime Werner Hoyer.

Një njoftim për media rreth këtij takimi e ka lëshuar Qeveria e Serbisë, ku Kryeministri serb citohet duke thënë se punimet në Autostradën Nish-Merosina-Prokuplje-Merdare në gjatësi prej 77 kilometra mund të fillojnë para fundit të vitit 2016.

Drejtori i BERZH Chakrabarti ka thënë se kjo bankë do të bëjë gjithçka që të përshpejtohet realizimi i këtij projekti të rëndësishëm për të gjithë rajonin.