Në mesin e mijëra emigrantëve që po kalojnë ditëve të fundit nga Maqednia në Luginën e Preshevës janë edhe shumë fëmijë dhe femra, madje ne mesin e tyre edhe gra shtatzëna.
Kështu dje në fshtin e Mirtaco ka lindur një grua siriane pak ore pas kalimit nga kthetrat e policisë maqedonase që dukej e traumatizuar.
Gruaja nga Siria e cila lindi në kushte shumë të vështira në Miratoc të Preshevë, u dërgua në urgjencë nga spitali ushtarak të Nishit. Gjithçka shkoi mirë fatmirësisht, pasi gruaja u ndihmua nga mjekët e Qendrës Shëndetësore të Preshevës.
Agjencia e lajmeve presheva jonë ka kontaktuar me familjarët e gruas dhe ka mësuar se foshnja do të pagëzohet me emrin Presheva, në shenjë jo vetëm kujtimi, por edhe respekti ndaj këtij qyteti që iu ofrojë ndihmë në këto momente më të vështira.
“Sa ishim rrugëve të Maqedonisë, kur kushërira ime ishte shtatzënë e kishim biseduar emrin e foshnjës se si ta pagëzojmë. Aty patëm vendos se në cilin vend do të lind, emrin e atij vendi do t’ia lëmë në shenjë kujtimi. Po shyqyr Allahut që s’lindi në Maqedoni. Dhe ja fati në Preshevë, besojmë se do ta pagëzojmë po me këtë emër të bukur”, tha kushërira e “Preshevës”, Fatima.
Wednesday, 26 August 2015 14:58