Lajme Shqip Wednesday, 26 August 2015 12:22

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se me nënshkrimin e Marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Kosova po e bën një hap mbrapa.

Kjo marrëveshje sipas Haradinajt e vendos Kosovën në pozicion të komplikuar, ndërsa Thaçi dhe Mustafa shkelën mbi interesat e qytetarëve të Kosovës.

Në një konferencë për media, kryetari i AAK-së tha se ende nuk kanë ndonjë vendim se cila do të jetë forma kundërshtuese për këtë marrëveshje.