Lajme Shqip Wednesday, 26 August 2015 10:27

Një gjarpër helmues në Australi kishte futur kokën e tij në një kanaçe të birrës dhe më nuk po arrinte që ta nxirrte.

Me këtë rast roja nga një park zvarranikësh në Australi, ka shpëtuar gjarprin helmues që i kishte ngecur koka në kanaçe, raporton BBC.

Tim Faulkner nga “Australian Reptile Park” e kishte liruar gjarprin e llojit “Red-bellied black”, duke i prerë me gërshërë kanaçen, transmeton Koha.net.

Gjarpri shpëtoi pa lëndime, por roja më pas kishte paralajmëruar njerëzit nga rreziqet e hedhjes së mbeturinave.