Edhe një i dënuar ka mundur të ikë nga Burgu i Dubravës. Burime të Koha.net nga ky institucion, që dëshirojnë të mbesin anonim, bëjnë të ditur për ikjen e të dënuarit R.R. nga Skenderaj, pardje rreth orës 16.
Ai, duke shfrytëzuar statusin gjysmë i lirë, ka kaluar rrethojën e Burgut dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
R.R. ishte i dënuar me tri vjet burgim për trafikim narkotikësh, ndërsa duhej të lirohej në prill të vitit 2017. Aktualisht ende nuk e kishte kryer as gjysmën e dënimit.
Statusi i tij gjysmë i lirë në këtë fazë lë për të dyshuar se ai mundi të braktis burgun në saje të dallavereve me rojet.
Autoritetet e Burgut nuk dihet pse kanë pasur arsye të mos e bëjnë publike rastin e kësaj ikjeje, pos që të fshehin lëshimet e veta.
Tuesday, 25 August 2015 11:54