Lajme Shqip Tuesday, 25 August 2015 11:37

Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, ka filluar takimin me atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Paralajmërimin për këtë, siç transmeton KP, e ka bërë zëdhënësja e Mogherinit në rrjetin social Twitter, duke postuar dhe një fotografi.

Ky takim po mbahet para se të nisë ai në nivel kryeministrash mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, ku pritet që të finalizohet zbatimi i marrëveshjeve për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, për Energjinë, për Lirinë e lëvizjes si dhe ajo për Telekomunikacionin.

Zyrtarja e lartë e BE-së, Mogherini, sipas një praktike tashmë të instaluar, takohet me dy kryeministrat ndaras para se këta të takohen të gjithë së bashku.