Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, dhe kompania e njohur e veshjeve sportive “Adidas” nuk kanë ndërmend të ndërprejnë bashkëpunimin për koleksionet e reja.
Këtë zgjerim të bashkëpunimit në mes të Ritës dhe “Adidas”-it e konfirmoi vetë këngëtarja, duke postuar një fotografi në faqen e saj zyrtare në Facebook.
Në këtë fotografi të postuar me mbishkrimin “Së shpejti”, Rita shihet me një çantë krahu në të cilën shkruan emri i kompanisë, “Adidas”.
Bashkëpunimi i fundit mes Ritës dhe “Adidas” për koleksionin pranverë-verë, i quajtur “Smoke Pack” dhe i dizajnuar nga vetë këngëtarja, ka dalë të jetë mjaft i suksesshëm dhe kompania nuk ka ndërmend ta lëshojë bukuroshen tonë.
“Në koleksionin e ri “Space Shifter”, Rita Ora, Mbretëresha e Universit, është frymëzuar nga ndikimi kozmik i ndryshimit të formës së Hënës”, thotë kompania e veshjeve sportive “Adidas”.
Tuesday, 25 August 2015 14:14 


