Në takimin e Brukselit në dy nivelet dialoguese, në atë teknik dhe politik, në tavolinën e bisedimeve pritet të shtrohet edhe çështja e Oliver Ivanoviqit, i akuzuar për krime ndaj shqiptarëve, por nuk do të diskutohet për procesin e kthimit të shqiptarëve në lagjet veriore të Mitrovicës dhe ndërtimin e shtëpive të tyre, i cili pengohet nga serbët.
Në Mitrovicë vlerësojnë se është vërtet paradoksale që ekipi negociator i Beogradit, me insistimin e serbëve të Kosovës, madje edhe të ministrave në qeverinë Mustafa, këmbëngulin ta diskutojnë lirimin e Ivanoviqit nga paraburgimi, në një nivel aq të lartë të bisedimeve, ndërkaq nga ekipi negociator i Prishtinës, pjesë e të cilit janë edhe dy kryetarët, Bahtiri e Rakiq, kjo çështje as që përmendet. /zëri/
Tuesday, 25 August 2015 08:33