Lajme Shqip Monday, 24 August 2015 14:44

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se nuk e ka ditur që një veturë e Zyrës së kryeministrit është servisuar në kompaninë e djalit të tij, por ka shtuar se këtu nuk sheh asgjë të keqe.

Mediat gjatë ditës kanë raportuar se kompania Makcar, ku djali i Isa Mustafës, Besniku, është pronar bashkë me vëllain e tij Arbenin, fitoi kontratë nga Zyra e kryeministrit, e udhëhequr nga prindi i tyre, Isa Mustafa.

Kurse, Mustafa në rrjetin social facebook ka thënë se është budallallëk që ky të bëhet lajm.

Ja postimi i plotë i Mustafës në Facebok:

Po lexoj se një makine BMW, qenka servisuar një servis qe e menaxhon djali im Besniku, një vlerë rreth 2,900 euro. Nuk e kam ditur për këtë, por nuk shoh asgjë të keqe që automjeti të servisohet në një servis të autorizuar. Shoh marri e budallallëk që kjo të bëhet lajm, sepse nuk është lajm nëse disa mjeshtër punojnë dhe e rregullojnë një makinë. Lajm i keq për neve është etja që të skandalizohen dhe të kriminalizohen ata që punojnë, ka shkruar në postimin e tij kryeministri Mustafa.