Është Zvicra vendi ku Rudina Magjistari po kalon pushimet e verës, por edhe muajt e ëmbël të shtatzënisë.
Moderatorja prej pak kohësh është shkëputur nga ekrani, pasi së shpejti do të bëhet nënë.
Ajo nuk do të jetë në sezonin e ri televiziv, por, siç e kemi thënë, “TV Klan” ka vendosur që të mos e zëvendësojë Rudina Magjistarin me asnjë prezantuese tjetër, pra “Takimi i Pasdites” do të rikthehet kur të rikthehet dhe Rudina Magjistari në ekran.
Këto kohë Rudina Magjistari po kalon çaste të bukura në Zvicër bashkë me të fejuarin e saj Xhavit Bajrami. Ndërkaq, me padurim po presim të shikojmë foto të moderatores me barkun të rrumbullakosur.
Monday, 24 August 2015 16:17