Lajme Shqip Monday, 24 August 2015 09:24

Boksieri amerikan, Floyd Mayweather ka shpenzuar plot 4.8 milionë dollarë për të blerë një makinë, e cila është shumë e rrallë.

Mayweather, i cili njihet me nofkën “Money Man”, ka postuar një foto të tij, i ulur mbi makinën e re Koenigsegg CCXR Trevita, transmeton Koha.net. Ai në këtë postim kishte thënë: “Makina ime 4.8 milionë dollarësh”.

Kjo lloj makine është prodhuar vetëm dy herë, kurse njëra prej tyre tani është pronë e Mayweather, raporton Dailymail.

Më tutje ai kishte shkruar: “Koenigsegg ka prodhuar vetëm dy makina Trevita në botë dhe ky është numri dy nga dy makinat”.

Kjo makinë i shtohet koleksionit të tij të makinave 54 milionë dollarësh që ka deri më tani, që përfshin tre Ferrari, një Porche, një Lamborghini, tre Bugatti. Ai është sportisti më i paguar në botë, i cili fiton rreth 300 milionë dollarë në vit.

Kjo makinë shpejtësinë prej 100 kilometrash në orë e arrin për vetëm 2,9 sekonda.